Bleon Sekiraqa është futbollisti më i ri i FC Ballkanit, duke e lënë Prishtinën pas disa vitesh.
Ai ka firmosur bashkëpunimin tri vjeçar me klubin e ri.
“Deri me tani pjesën dërmuese te karrierës e ka kaluar në FC Prishtina, duke i kaluar të gjitha grupmoshat ku edhe ka bërë stërvitje me trajnerë të shquar të futbollit Kosovar dhe të huaj”.
“Presim nga Bleoni t’i ndjek hapat e shokëve të tij si Blend Baftiu, Arbër Hoxha etj…”. thuhet në njoftimin e klubit.
Ballkani është njëri nga klubet që ka investuar më së shumti në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/