Telegrafi

Zyrtare: Bledi Shkëmbi emërohet trajneri i Ballkanit

Foto: KF Ballkani/Facebook

Ballkani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Bledi Shkëmbin.

Trajneri nga Korçar do e drejtojë skuadrën nga Theranda për pjesën e dytë të edicionit 2020/21.

Shkëmbi është zëvendësues i Ismet Munishit që në të mërkurën e kësaj jave u shkarkua nga Ballkani, e që humbja 4-0 ndaj Gjilanit ndikoni në këtë ecuri.

Lexo po ashtu Zyrtare: Ballkani konfirmon shkarkimin e Ismet Munishit

Përmes një postimi në Facebook, Ballkani ka bërë të ditur se trajneri korçar do të jetë në krye të skuadrës së tyre.

Lexoni të plotë statusin e tyre pa ndërhyrje:

Mirësevjen Bledi Shkëmbi,

Të dashur tifoz,

Kemi arritur marrëveshjen me trainerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi.

Pas shume negociatave me trainer të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falenderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për të bashkëpunuar .

Mirëpo, ai i cili na bindi për një bashkëpunim të ardhshëm tashme është timonieri më i ri FC Ballkani Bledi Shkëmbi.

Shkëmbi ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës.

Na priftë e mbara Bledi Shkëmbi 🙏

Na priftë e mbara Suharekë 🙏 . /Telegrafi/