Telegrafi

Zyrtare: Bledar Devolli nuk do të jetë më trajner i Drenicës

Bledar Devolli nuk do të jetë më trajner i Drenicës, pasi ky i fundit ka dhënë dorëheqje.

Kuqezinjtë u eliminuan nga Kupa e Kosovës në çerekfinale, duke humbur nga Dukagjinin 1-0.

“Trajneri Bledar Devolli, pas takimit me presidentin e klubit z. Ilir Veliqi, ka paraqitur dorëheqje e tij të parevokueshme, pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës”.

“Presidenti i klubit,  pasdite aprovoi dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë”.

“Ne e falënderojmë Bledar Devollin për punën dhe angazhimin në klub gjatë gjithë kësaj kohe.  Klubi i uron suksese Devollit në angazhimet e tij të radhës”, thuhet në njoftim .

Sipas klubit shumë shpejt do të zyrtarizohet trajnerin e ri. /Telegrafi/