Bledar Devolli nuk do të jetë më trajner i Drenicës, pasi ky i fundit ka dhënë dorëheqje.
Kuqezinjtë u eliminuan nga Kupa e Kosovës në çerekfinale, duke humbur nga Dukagjinin 1-0.
“Trajneri Bledar Devolli, pas takimit me presidentin e klubit z. Ilir Veliqi, ka paraqitur dorëheqje e tij të parevokueshme, pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës”.
“Presidenti i klubit, pasdite aprovoi dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë”.
“Ne e falënderojmë Bledar Devollin për punën dhe angazhimin në klub gjatë gjithë kësaj kohe. Klubi i uron suksese Devollit në angazhimet e tij të radhës”, thuhet në njoftim .
Sipas klubit shumë shpejt do të zyrtarizohet trajnerin e ri. /Telegrafi/