Drita ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Ilir Blakçorin për të rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera.
Lojtari arriti t’i bind drejtuesit e klubit gjilanas për një marrëveshje të re, duke vazhduar rrugëtimin drejt objektivave të tyre.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin (pa ndërhyrje) të Dritës:
Blakçori edhe dy vite me DRITËN
Klubi ynë, FC DRITA dhe futbollisti, Ilir Blakçori kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vitet e ardhshme.
Blakçori ishte një nga futbollistët e rëndësishëm për ne në tri vitet e fundit, prandaj me paraqitjet e tij ka bindur të jetë pjesë e FC DRITA për dy vite të tjera.
Marrëveshja e arritur u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv, Valon Zymberi, i cili i dëshiroi suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët. /Telegrafi/