Site icon Telegrafi

Zyrtare: Blakçori rikthehet te Llapi

 Këmbëshpejti ka shkëputur kontratën me klubin e Gjilanit, me të cilin luajti në gjashtë muajt e fundit për t’u rikthyer përsëri në skuadrën amë, transmeton Telegrafi.

Lajmin për rikthimin e tij në skuadrën bardh e kaltër, e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e klubit në Facebook, ku shihet në një fotografi edhe lojtari së bashku me trajnerin Tahir Batatina.

Blakçorri ka falënderuar kryesinë e ish-skuadrës së tij Gjilanit, trajnerin Musa Selimi si dhe tifozët ‘Skifterat’, për kohën e kaluar tek klubi bardh e kuq.

Synimi i lojtarit është që ta ndihmoj skuadrën e tij Llapin për tu rikthyer në elitën e futbollit kosovar, dhe janë në rrugë të duhur, pasi janë kryesues në Ligën e Parë. /Telegrafi/

Exit mobile version