Telegrafi

Zyrtare: BlackBerry Messenger do të jetë në Android dhe iOS

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania Blackberry, e cila ka thënë se aplikacioni i saj Messenger për Android do të jetë në Google Play Store nga 21 shtatori, ndërsa BBM për iOS do të dal më 22 shtator, dhe do të përkrahet nga iOS 6 dhe iOS 7.

Blackberry Messenger (BBM) do të sjell shumë tipare për komunikim, duke përfshirë BBM Chat. Me BBM Chat, përdoruesit mund të ndajnë fotografi edhe gjatë kohës kur ata janë në lëvizje.

Karakteristikat tjera të BBM përfshijnë edhe komunikim në grup, përditësime të statusit, dhe shumë më shumë se kaq.
Ndërsa së shpejti është thënë se video thirrjet në BBM së shpejti do të jenë në dispozicion edhe për iPhone dhe Android. / Telegrafi /