Telegrafi

Zyrtare: Bianor Neto rinovon kontratën me Llapin

Mbrojtësi i Llapit, Bianor Neto, ka rinovuar kontratën me klubin edhe për një vit.

Arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar klubi, ndërsa emri i tij më parë ka qenë i lidhur edhe me klube tjera.

“Sot kemi gjetur akordin për të rinovuar kontratën edhe për sezonin e ardhshëm me njërin nga qendërmbrojtësit më të mirë në Superligë, Bianor Neto”.

“Braziliani 27 vjeçar që erdhi verën e vitit të shkuar nga skuadra e Shkupit është përshtatur jashtëzakonisht mirë me ambientin bardhekaltër dhe ka treguar paraqitje tejet të mira duke gjetur 6 herë golin në 30 paraqitje deri më tani”.

“Neto është një emër i përfolur kohëve të fundit por që i mbyll të gjitha zërat e largimit të mundshëm duke rinovuar kontratën edhe për një vit me ekipin tonë dhe duke vazhduar t’i jep stabilitet të madh fazës defanzive të ekipit!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Neto dhe Llapi kanë edhe dy ndeshje, një në kampionat dhe finalen e Kupës së Kosovës ndaj Dritës. /Telegrafi/