Telegrafi

Zyrtare: Bettega kthehet te Juventus

Roli i legjendës së dikurshme të Zonjës së Vjetër do të jetë që të ndërmjetësojë në mes të lojtarëve dhe stafit të trajnerëve, si edhe me hierarkinë më të lartë të klubit, dhe njëherit do të përfshihet edhe në transferimet e bardhezinjve.

“Kërkova nga Bettega që të bëhet pjesë e organizatës sonë. Të marrë përgjegjësi për të gjitha fushat e sportit”, ka thënë presidenti i Juves, Jean-Claude Blanc, për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/