Telegrafi

Zyrtare: Betim Haxhimusa vazhdon kontratën me Dritën

Betim Haxhimusa dhe Drita kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vitet e ardhshme.

Ka qenë klubi i Dritës që e ka zyrtarizuar marrëveshjen mes palëve.

“Sot klubi jonë ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Betim Haxhimusën edhe për dy vitet e ardhshme, kështu që Betimi do të jetë me ne deri në vitin 2022”.

“Drejtori sportiv Valon Zymberi pas marrëveshjes tha se Betimi ka qenë gjithmonë një lojtarë i rëndësishëm për ne dhe se është i lumtur që do të jetë edhe për dy vitet e ardhshme me ne” thuhet në njoftimin e klubit.

Haxhimusa është bashkuar me Dritën në verën e vitit 2018 dhe tash e dy vite është në klub.

Ai më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Ferizajt, Prishtinës dhe Gjilanit. /Telegrafi/