Site icon Telegrafi

Zyrtare: Betim Haxhimusa kalon te Ferizaj

Sulmuesi i njohur ferizajas, Betim Haxhimusa, pas shumë vitesh është kthyer te Ferizaj.

Ai ka bërë karrierë te Prishtina, Gjilani dhe së fundmi te Drita, ku fitoi të gjithë trofetë e mundshëm në futbollin kosovar dhe u paraqit edhe në garat evropiane.

“Tifozët i duan golat, dhe klubi përforcohet edhe më shumë në repartin ofanziv! Ne kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Betim Haxhimusa”.

“Betimi së fundi ishte lojtar i FC Drita për 4 edicione ku arriti edhe titullin kampion në Superligë si dhe golashënuesi me i mirë në edicionet 2019/20 dhe 2020/21 për klubin e FC Drita”.

“Të jesh lojtar i klubit të qytetit dhe i përkrahur nga “UJQIT” do të jetë një motiv shtesë për Betimin që të shënojë edhe më shumë gola”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version