Site icon Telegrafi

Zyrtare: Betim Fazliji transferohet te St. Pauli

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Betim Fazliji ka kompletuar transferimin e tij nga St Gallen te St Pauli.

Fazliji ka lënë kampionatin zviceran pas shumë viteve karrierë për t’u transferuar futbollin gjerman në Bundesliga 2.

Lojtari i Kosovës ka nënshkruar kontratë me klubin e njohur St Pauli, ndërsa detajet e transferimit nuk janë bërë të ditura.

Lexo po ashtu St Pauli ka dërguar ofertë për transferimin e Betim Fazlijit

“Pak para fillimit të sezonit, FC St. Pauli merr një tjetër përforcim. Mbrojtësi gjithëpërfshirës Betim Fazliji kalon nga klubi i divizionit të parë zviceran FC St. Gallen tek bardhezinjtë”.

“Të dy klubet kanë rënë dakord të mos i bëjnë të ditur kushtet e transferimit”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Ndryshe, Fazliji, i cili ka nënshtetësi zvicerane dhe të Kosovës, ka luajtur në St. Gallen që nga viti 2014, ku ka kaluar nëpër të gjitha ekipet e të rinjve.

Ai është pjesë e ekipit profesionist që nga viti 2019, për të cilin ka bërë 87 paraqitje në kategorinë e parë dhe nëntë paraqitje në kupë në tre sezone.

23-vjeçari ka shënuar pesë gola dhe një asistim.

Përveç kësaj, Fazliji deri më tani ka luajtur 14 ndeshje për Përfaqësuesen e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version