Telegrafi

Zyrtare: Besnik Krasniqi nënshkruan me Teutën

Krasniqi në edicionin e fundit ishte pjesë e Partizanit të Tiranës teksa ishte një ndër lojtarët kryesor të këtij ekipi. ‘Besi’ ndonëse e kreu fazën përgatitore me ekipin nga Tirana, u largua pasi nuk u dakordua rreth çështjeve financiare teksa edhe trajneri Shpëtim Duro, nuk llogariti në shërbimet e tij. Ai regjistroi 31 ndeshje me fanellën e ‘të kuqve’, plot 2699 minuta lojë në total, duke qenë titullar i padiskutueshëm.

Të kujtojmë se te Teuta, Krasniqi do të gjejë edhe trajnerin Hasan Lika me të cilin punoi në edicionin e kaluar te Partizani i Tiranës. Pjesë e Teutës aktualisht janë edhe Xhevdet Shabani e Mendurim Ulluri të cilët gjithashtu janë nga Kosova.

Pas ndarjes me Partizanin, Krasniqi u kërkua edhe nga Vllaznia e Shkodrës dhe Laçi. Besniku gjatë karrierës së tij në Kosovë ka luajtur për Prishtinën duke fituar të gjithë titujt e mundshëm nën fanellën e kësaj skuadre. /Telegrafi/