Telegrafi

Zyrtare: Besnik Krasniqi kalon te Ballkani

Mbrojtësi i djathtë, Besnik Krasniqi e ka kompletuar transferimin te Ballkani i Suharekës.

Anësori prishtinas që në gjashtë muajt e fundit kishte mbrojtur ngjyrat e Vëllaznimit, do të jetë një përforcim i madh për ‘portokallinjtë’ që këtë edicion janë rikthyer në Superligë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Ballkanit në faqen zyrtare në facebook.

“Të dashur tifoz te Ballkani-t zyrtarizimi i dytë me Besnik Krasniqin lojtar me eksperiencë të madhe në klubet e Superiores në Shqipëri dhe klubet e Superliges në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ballkani të premten e ka zyrtarizuar edhe mesfushorin prishtinas Leart Emini.

Suharekasit do të provojnë të kryejnë edhe disa përforcime pasi duan të tregojnë vetën në Superligë. /Telegrafi/