Besnik Hasi është bërë edhe zyrtarisht trajner i Legias së Varshavës.
Trajneri gjakovar në këto momente është në konferencën për shtyp, gjatë prezantimit te skuadra polake.
Detajet e marrëveshjes mes palëve nuk janë publikuar ende, ndërsa Hasi kishte lënë Anderlechtin muaj më parë.
Për Hasin e interesuar ishte edhe skuadra angleze, Nottingham Forest.
Interesim për trajneri shqiptar ka pasur edhe nga Kombëtarja shqiptare. /Telegrafi/