Al Ahli ka konfirmuar se Besnik Hasi është trajneri i tyre më i ri.
Katër herë kampioi i Arabisë Saudite ka arritur marrëveshje me trajnerin shqiptar që po ndërton një karrierë tejet të suksesshme.
Klubi përmes një njoftimi tregoi se 49-vjeçari do të jetë në krye të skuadrës së tyre për tre vitet e ardhshme.
Ish-reprezentuesi i Shqipërisë në vitet e fundit ka drejtuar një skuadër tjetër arabe, Al Raed.
Në të kaluarën, Hasi ishte edhe trajner i skuadrave si, Anderlecht, Legia Warszawa dhe Olympiacos. /Telegrafi/
#WELCOME_HASI 💚 pic.twitter.com/xDYw0RA85j
— النادي الأهلي السعودي (@ALAHLI_FC) June 6, 2021