Besa e Pejës ka arritur të nënshkruajë me sulmuesin e njohur ferizajas, Shkëmbim Salihu.
Lojtari që nga sot ka filluar stërvitjet se bashku me pjesën tjetër të skuadrës.
Salihu në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Vllaznisë së Pozharanit, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për Ferizajn, Prishtinë e Gjilanin.
Klubi i ka uruar mirëseardhje lojtarit, ndërsa kërkojnë që t’i përmbushin objektivat e klubit.
Ndërsa nga tani me kryesinë e re është zgjedhur edhe drejtori sportiv, Egzon Burri.
Klubi ka filluar të riorganizohet pas një stinori shumë të keq në vjeshtë.
Besa e ka mbyllur stinorin vjeshtor me 13 pikë në pozitën e 10-të. /Telegrafi/