Telegrafi

Zyrtare: Besa u vazhdon kontratat tre hendbollistëve

Jon Muqolli, Elion Vokshi dhe Yll Muqolli (Foto: KH Besa)

Besa ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me tre  hendbollistë për t’i vazhduar kontratat.

Pejanët edhe këtë vit priten të marrin pjesë në garat evropiane, derisa kanë blinduar tre hendbollistët kosovarë.

Jon Muqolli, Elion Vokshi dhe Yll Muqolli, kanë vazhduar edhe zyrtarisht kontratat me klubin pejan.

“KH Besa Famgas konfirmon që ka arritur marrëveshje me 3 lojtarët , Jon Muqolli, Elion Vokshi, Yll Muqolli , për nënshkrimin e kontratës së re. Lojtaret janë pajtuar që të vazhdojë ti mbrojë ngjyrat e klubit nga Peja”, njofton KH Besa.

Klubi nga Pejsa shpreson që në sezonin e ri të jenë më konkurrues si në arenën vendore, por edhe në atë ndërkombëtare. /Telegrafi/