Portieri Bernd Leno është bashkuar me Arsenalin nga Bayer Leverkusen.
26-vjeçari që ka 230 ndeshje me Leverkusenin, duke ruajtur portën për shtatë sezone.
Ai karrierën si i ri e nisi te Stuttgart, ndërsa Leno ka nënshkruar me Leverkusenin në vitin 2011, ku ka debutuar si 19 vjeçar në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat.
Gjermani është ftuar nga kombëtarja në vitin 2015, ku ka gjashtë paraqitje.
That’s right, @Bernd_Leno is an Arsenal player 🔴 #HeyLeno https://t.co/OLvWGCrnXX
— Arsenal (@Arsenal) June 19, 2018
Unai Emery ka folur fjalë të mira për portierin.
“Jemi të kënaqur që Bernd Leno është bashkuar me ne. Bernd është portier me kualitet të lartë dhe eksperiencë”.
“Ai ka treguar formë të mirë dhe ka ruajtur portën e një klubi si Leverkusen në Bundesligë për shtatë vite”
“Jemi të entuziazmuar që ka zgjedhur Arsenalin”, ka thënë trajneri.
Për të ishin të interesuar edhe Napoli, por që e humbën garën në fund. /Telegrafi/