Telegrafi

Zyrtare: Bernat mbetet te PSG, nënshkruan kontratë afatgjate

Paris Saint-Germain ka njoftuar se Juan Bernat ka nënshkruar një zgjatje të kontratës edhe për katër vite.

Mbrojtësi i majtë që mbushur 28 vjeç, ka nënshkruar një marrëveshje të re me klubin deri më 30 qershor 2025.

Që nga arritja e tij në verën e vitit 2018, reprezentuesi i Spanjës (11 ndeshje) ka luajtur 76 ndeshje për klubin parisien, duke shënuar 6 gola dhe duke dhuruar 10 asistime.

“Mendoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku, dhe kjo është një nga arsyet pse kam dashur të rinovoj dhe të qëndroj në këtë klub edhe për shumë vite”, ka thënë mbrojtësi pas rinovimit.

Ai i ka fituar dy tituj të Ligue 1 dhe të gjithnjë trofetë e mundshëm që fitohen në Francë.

Gushtin e kaluar, mbrojtësi i majtë gjithashtu luajti finalen e Ligës së Kampionëve, ku PSG pësoi nga Bayern Munich. /Telegrafi/