Telegrafi

Zyrtare: Berlusconi shet Milanin te grupi kinez (Foto)

Pas shumë e shumë viteve, gjiganti italian ka ndërruar pronar.

I ka ardhur fundi epokës ‘Berlusconi’ te Milani, pasi ish-kryeministri italian i ka shitur përfundimisht aksionet e tij te grupi kinez.

Grupi kinez që ka blerë kuotat e gjigantit italian është grupi kinez Sino – European Investment Management Changxing.

Marrëveshja e arritur mes Fininvest, zotëron 99.93% të aksioneve të kuqezinjve, dhe një konsorcium të investitorëve kinezë të cilët paguajnë 740 milionë (duke përfshirë 220 milionë euro borxhe, por shifrat janë ende për t’u konfirmuar) për të blerë 100% të aksioneve të Rossonerëve.

Lexo po ashtu Shtyrja e shitjes së Milanit ka të bëj me Mr.Bee

Në mëngjes, palët nënshkruan marrëveshjen paraprake për të shitur 99.93% të aksioneve, ndërsa më vonë këtë vit do të mbylljet e gjitha, teksa së shpejti pritet edhe deklarata zyrtare nga Fininvest.

Siç është raportuar nga Gazzetta.it, tani duket e sigurt se blerja nuk është konsorciumi kinez i përfaqësuar nga manaxherët Gancikoff e Galatioto dhe as nga Grupi Fosun (pas të cilit ka qenë super agjenti portugezi Jorge Mendes), por një grup i tretë i ri nga Lindja, i përfaqësuar nga menaxheri Li Yonghong.

Shifra për shitjen e 100% të kuqezinjve është rreth 700 milionë. /Telegrafi/

Kontrata e nënshkruar nga të dy palët: