Telegrafi

Zyrtare: Berlusconi e shet Milanin te kinezët

Milani edhe zyrtarisht e ka konfirmuar shitjen e klubit nga Silvio Berlusconi pas një epoke prej 31 vitesh.

Konserciumi kinez me në krye biznesmenin Yonghong Li, janë tashmë pronarët e ri të klubit.

“Fininvest ju njofton se klubi i është shitur Rossoneri Sport Investment Lux dhe ata tani kanë në pronësi 99.93 për qind të aksioneve të AC Milan”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Pronari i ri i Milanit

Marrëveshje deri te mbyllja kishte hasur në shumë probleme.

Berlusconi gjatë periudhës së tij i kishte fituar 29 trofe.

Klubi nën udhëheqjen e tij i ka fituar të gjithë trofetë duke u shndërruar në njërin prej klubeve kryesor në botë. /Telegrafi/