Site icon Telegrafi

Zyrtare: Berisha vazhdon kontratën me Sigal Prishtinën

Prishtinasit, të cilët ditë më parë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri të garave, tashmë janë duke e kompletuar skuadrën.

Klubi “bardhekaltër” përmes një njoftimi ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me basketbollistin pejanë.

“Ashtu siç ju kemi informuar ditë më parë, ju njoftojmë se në vazhdën e vazhdimit të kontratave, edhe Dardan Berisha ka vazhduar kontratën e tij me KB SIGAL Prishtina edhe për një sezon”, është thënë në njoftimin e klubit prishtinas.

Kujtojmë se Dardan Berisha u shpall MVP i Ligës së Kosovës me 19.7 pikë për ndeshje, 4.7 asista, 3.5 kërcime gjatë kampionatit të rregullt si dhe Ligën Ballkanike e përfundoi me 17.5 pikë për ndeshje, 3.2 asista, 4.2 kërcime dhe 1.2 topa të vjedhur.

Sigal Prishtina bashkë me Pejën edhe në edicionin e ri do të jenë pjesë të Ligës Ballkanike (BIBL). /Telegrafi/ 

Exit mobile version