Statistikat mesatare të Dardanit për edicionin e kaluar janë këto: 19.7 pikë për ndeshje, 4.7 asistime dhe 3.5 kërcime gjatë kampionatit të rregullt.
Ndërsa, në anën tjetër edhe ekipi tij, Sigal Prishtina, është shpallur klubi më i mirë i sezonit 2013/14, dhe mund të themi se plotësisht e meritoi këtë epitet pasi që përpos që dominoi në Kosovë, tregoi lojë të bukur dhe e përfaqësoi shumë bukur Kosovën në Ligën Ballkanike, duke e përfunduar edicionin debutues në vendin e katërt. /Telegrafi/