Ahmeti nënshkroi këtë kontratë në vikend pasi i kaloi provat me sukses tek ky klub. Ujpest e ka përcjellur Ahmetin edhe në ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë U19 dhe i kanë pëlqyer aftësitë e tij futbollistike.
Berati është një ndër futbollistët më premtues kosovarë dhe largimi i tij sigurisht se do të ndikojë te Prishtina. Ai në stinorin e ardhshëm do të bartë fanellën me numër 19 për skuadrën e Ujpestit. /Telegrafi/