Telegrafi

Zyrtare: Benzema rinovon kontratën me Real Madridin

Real Madridi ka njoftuar se Karim Benzema ka nënshkruar një kontratë të re e cila do të mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2023.

Marrëveshja e sulmuesit francez do të skadonte në vitin 2022, por ai do të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll për të paktën një vit më shumë.

33-vjeçari, i cili nënshkroi nga Lyon në moshën 21 vjeç në 2009, tani do të jetë në Real Madrid derisa të jetë së paku 35 vjeç.

Është vet faqja zyrtare e klubit mbretëror e cila ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së Benzemas.

“Real Madrid dhe Karim Benzema kanë rënë dakord për zgjatjen e kontratës së lojtarit dhe ai do të qëndrojë në klub për dy sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2023”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Benzema arriti në klub për 36 milionë euro së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Leite Kaka, dhe në 12 vitet e tij në Santiago Bernabeu ai ka shënuar 281 gola.

Ai është golashënuesi i pestë më i mirë i klubit të të gjitha kohërave, dhe me dy vite të tjera në klub atij i duhen vetëm 27 gola për të kaluar Santillana (290 gola) dhe Alfredo Di Stefano (308 gola) në renditje.

Benzema tani ka filluar sezonin e tij të 13-të në Real Madrid, pasi ka luajtur 560 ndeshje për klubin në të gjitha garat deri në këtë pikë. /Telegrafi/