Benjamin Kololli është lojtari më i ri i skuadrës së madhe zvicerane, Zurich.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka ndërruar ambient, por jo edhe kampionat pasi ka qëndruar në Superligën Zvicerane.
Kololli ka përfunduar gjatë ditës së sotme (e shtunë) transferimin e tij nga Lausanne Sport tek skuadra e madhe zvicerane, Zurich.
26-vjeçari nga Kosova ka nënshkruar kontratë trevjeçare, e cila e lidh atë me Zurichun deri në vitin 2021.
Der 26-jährige Mittelfeldspieler Benjamin Kololli wechselt per sofort vom @lausanne_sport zum #Stadtclub, bei welchem er einen Dreijahresvertrag bis 2021 unterschrieben hat: https://t.co/XagAFV8NVn #fcz #fczuerich pic.twitter.com/7Ch37xMbhN
— FC Zürich (@fc_zuerich) July 21, 2018
Benjamin Kololli te Zurichu do të vesh fanellën me numrin 70, ndërsa do të takoj bashkëvendësit e tij, Hekuran Kryeziu, Lavdrim Rexhepi dhe Izer Aliu.
Për modalitetet e transferimit, të dy klubet kanë rënë dakord që të heshtin dhe të mos zbulojnë asnjë detaj.
Në dy sezonet e fundit te Lausanne Sport, Kololli ka bërë 57 paraqitje duke shënuar edhe 20 gola dhe 10 asistime.
Në të kaluarën, Kololli ka luajtur edhe për FC Sion, FC Le Mont LS, FC Biel dhe BSC Young Boys. /Telegrafi/