Telegrafi

Zyrtare: Benjamin Emini vazhdon me Llapin

Foto: KF Llapi/Facebook

Llapi ka bërë të ditur se Benjamin Emini është pajtuar të vazhdojë kontratën.

Mbrojtësi i krahut të djathtë firmosi kontratë edhe për një vit me llapjanët, derisa ka dhjetë vite që është pjesë e tyre.

“Me vazhdimin e kontratës me Eminin, reparti defanziv është pothuajse i kompletuar”.

“Bashkëpunimin edhe për 1 vit me Llapin e ka vazhduar edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Benjamin Emini. Futbollisti që i ka qëndruar besnik Llapit më shumë se 10 vite do vijoj të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës edhe në edicionin e ri”.

Benjamin Emini në edicionin që lamë pas ka zhvilluar 28 paraqitje (27 kampionat/1 kupë) duke kontribuar me 1 gol e 1 asistim në gjithsejtë 2407 minuta të luajtura”, thuhet në njoftimin e Llapit. /Telegrafi/

Zyrtare: Benjamin Emini vazhdon me LlapinMe vazhdimin e kontratës me Eminin, reparti defanziv është pothuajse i…

Publiée par K.F. Llapi sur Mardi 4 août 2020