Telegrafi

Zyrtare: Benfica huazon Keirrison nga Barcelona

Kampioni i Evropës ishte i interesuar ta huazojë sulmuesin brazilian te ndonjë klub ku ai do të mund të merrte eksperiencë evropiane, para se t’i jepte rastin të luajë në Camp Nou.

Benfica sot ka lëshuar një deklaratë ku ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Barcelonën për të nënshkruar me 20-vjeçarin si huazim njëvjeçar, me opsion edhe për një vit tjetër.

Ish-sulmuesi i Palmeiras është përforcimi i tretë i Benficas këtë verë, pasi klubi portugez tashmë ka transferuar Javier Saviola dhe Weldon.