Site icon Telegrafi

Zyrtare: Benfica dhe Chelsea arrijnë marrëveshje për Ramires

Porsa të arrihet marrëveshja personale e lojtarit me Blutë dhe pasi të kryhen ekzaminimet mjekësore, braziliani do të jetë përfundimisht lojtar i Chelseat.

Kampioni i Anglisë ka qenë në bisedime gjatë gjithë këtij afati kalimtar me Benfican dhe lojtarin, por ditët e fundit pati përparim të dukshëm në negociata, ashtu që kompletimi i transferimit pritet të ndodhë pa përfunduar kjo javë. /Telegrafi/

Exit mobile version