Telegrafi

Zyrtare: Benayoun lojtar i Chelseat

30-vjeçari ishte lidhur për muaj të tërë me një kalim te Chelsea, si zëvendësim për të larguarin Joe Cole. Kështu mbaron dhe periudha trevjeçare e Benayoun në Anfield, ku ai shënoi 18 gola në 92 paraqitje.

“Jam shumë i kënaqur që do të vij te një klub si Chelsea, është një klub i madh dhe mendoj se është ëndërr për çdo lojtar. Shpresoj se do të jemi të suksesshëm”, theksoi Benayoun.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i Liverpoolit në faqen zyrtare ka thënë: “Largimi i Benayoun ishte vendosur mes lojtarit dhe Benitezit disa javë më parë. Të gjithë te Liverpooli i dëshirojnë çdo të mirë në të ardhmen”. /Telegrafi/