Andrea Belotti ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën italiane, Torino.
Sulmuesi italian po përjeton një formë superiore në dy sezonet e fundit në Serie A, ku në këtë të fundit ka shënuar 10 gola dhe tri asistime në 15 ndeshje.
Kjo formë dhe paraqitjet e mira kanë bërë që 22-vjeçari italian të bëhet shumë i kërkuar në Itali dhe kampionatet tjera.
Megjithatë, Torino kanë reaguar shpejt duke i rinovuar kontratën, pasi sot është nënshkruar rinovimi që e sheh Belottin edhe pesë vite tjera te italianët deri në 2021.
Përveç kësaj, Torino ia ka vendosur edhe një klauzolë largimi që peshon plot 100 milionë euro, por që është valide vetëm për skuadrat jashtë Serie A. /Telegrafi/