Telegrafi

Zyrtare: Belletti lojtar i Fluminenses

Skuadra nga Rio de Janeiro e ka konfirmuar transferimin në faqen zyrtare, ku thuhet se Belletti do t’i nënshtrohet testit mjekësor më vonë gjatë kësaj jave, para se të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare.

Momenti më pikant i Belletit në karrierën e tij shënon datën 17 maj 2006, kur e realizoi golin e fitores për Barcelonën në finalen Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit. /Telegrafi/