Telegrafi

Zyrtare: Bekim Isufi trajneri i Ballkanit

Bekim Isufi do të drejtojë Ballkanin në sezonin 2021/22, ka konfirmuar klubi nga Suhareka.

Ballkanin sezonin e shkuar e nisi me Ismet Munishin, ndërsa skuadrën e drejtoi dhe Blendi Shkëmbi.

Klubi që iu afrua për dy vite Evropës, tani do të drejtohet nga Bekim Isufi, që ishte shpallur kampion me Dritën para katër vitesh.

“Ju njoftojmë së timonieri i FC Ballkani-t për sezonin 2021/22 është emëruar z. Bekim Isufi i cili ishte me i përafërt sa i përket misionit dhe vizionit të klubit”.

“Duke parë së këto dy komponente janë harmonizuar kemi vendosur qe drejtimin e klubit na aspektin sportiv për edicionin e ardhshëm t’ia besojmë z. Isufit. Na priftë e mbara Suharekë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/