Telegrafi

Zyrtare: Bekim Isufi, trajner i ri i Ferizajt

Bekim Isufi është zyrtarizuar si trajner i ri i Ferizajt nga drejtuesit e klubit.

Tekniku gjilanas rikthehet të drejtojë një skuadër pas aventurës së tij të fundit te FC Drita, klub me të cilin arriti të shpallej kampion, ku u shkarkuar pas disa muajsh pastaj.

Lajmin për afrimin e Isufit te Ferizaj është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit që i kanë uruar mirëseardhje teknikut gjilanas.

“Bordi udhëheqës i klubit futbollistik “Ferizaj”, sapo arriti marrëveshjen me trajnerin e mirënjohur z. Bekim Isufi, për të drejtuar skuadrën tonë, në kampionatin futbollistik 2019/2020”.

“Shëndet e suksese i dëshirojmë trajnerit Isufi me skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit ferizajas.

Isufi përveç Dritës, më parë e kishte drejtuar edhe Vllaznin e Pozharanit dhe Hajvalinë. /Telegrafi/