Site icon Telegrafi

Zyrtare: Bekim Balaj ka arritur marrëveshje me klubin rus Nizhny Novgorod

Bekim Balaj ka nënshkruar me Nizhny Novgorod, klub që luan në Ligën Premier të Rusisë.   

Ky është një rikthim për Bekim Balajn në Rusi, pasi më parë ka luajtur me Akhmat Grozyn dhe e njeh shumë mirë futbollin në Rusi.

“Në fund të sezonit të kaluar, unë u thirra në ekipin kombëtar shqiptar për ndeshje miqësore me Uellsin dhe Republikën Çeke, të cilat u zhvilluan në fillim të qershorit”. Pastaj pata një pushim të shkurtër”.

 

“Në ndërkohë, fillova të marr oferta nga klube të ndryshme, por zgjodha Nizhny Novgorod. Kjo pasi unë e njoh Ligën Premier të Rusisë. Ky është një kampionat shumë i fortë, interesant dhe pa hezitim, vendosa të kthehem përsëri në këtë atmosferë të paharrueshme”, ka thënë Balaj pas zyrtarizimit.

Balaj luajti për Akhmat në mes të viteve 2016 në 2019.

Më parë, sulmuesi shqiptar ka luajtur për Tiranën, Sparta Pragën, Genclerbirligi dhe Rijekën, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Sturm Graz. /Telegrafi/

Exit mobile version