Telegrafi

Zyrtare: Beckham lojtar i PSG-së

Marrëveshjen e ka konfirmuar presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, gjatë një konference shtypi së bashku me Beckham.

“David ka refuzuar shumë oferta nga e gjithë bota dhe ne jemi me fat që e kemi atë këtu”, ka thënë presidenti i skuadrës franceze.

Edhe mesfushori anglez është shprehur se është “me fat” që i bashkohet skuadrës së Ligue 1.

“Jam shumë me fat. Jam 37-vjeçar dhe kam marrë shumë oferta, më shumë se kurrë më herët në karrierën time. Jam i nderuar nga kjo. Zgjodha Paris pasi po shoh se çfarë klubi po mundohet të arrijë”, ka thënë Beckham para gazetarëve. /Telegrafi/