Telegrafi

Zyrtare: Bayerni transferon Pranjicin

27-vjeçari kishte arritur marrëveshje me bavarezët tri javë më parë, mirëpo Bayerni refuzoi të paguante vlerën e caktuar nga skuadra holandeze për lojtarin, dhe tani njoftohet se gjiganti gjerman do të paguajë shtatë milionë euro për shërbimet e kroatit.

Pranjic ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e ri dhe njëherit ka thënë që është shumë i lumtur për realizmin e ëndrrës së tij.

“Ky është realizmi i ëndrrës time. Bayern Munichu është njëra nga skuadrat më të mira në Evropë dhe është në nivel të njëjtë me Barcelonën, Real Madridin dhe Liverpoolin”, është shprehur Pranjic.