Site icon Telegrafi

Zyrtare: Bayerni siguron shërbimet e Benjamin Pavard

KAZAN, RUSSIA - JUNE 30: Benjamin Pavard of France celebrates after scoring his team's second goal during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between France and Argentina at Kazan Arena on June 30, 2018 in Kazan, Russia. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Bayern Munichu ka arritur që të bëjë transferimin e parë të madhe për sezonin e ardhshëm.

Anësori Benjamin Pavard ka nënshkruar dhe është pjesë e klubit gjerman nga 1 korriku i vitit 2019.

Kështu ka konfirmuar në një prononcim për faqen zyrtare të kubit zyrtari i lartë i klubit dhe ish futbollisti i njohur, Hasan Salihamidzic.

Pavard ka nënshkruar për pesë vjet me kampionin rekord gjerman.

“Mund të konfirmoj se kemi arritur që të angazhojmë Benjamin Pavardin nga 1 korriku i vitit 2019. Ai ka nënshkruar një kontratë për pesë vjeçare”, u shpreh Salihamidzic.

Kjo është goditja e parë e Bayernit, e mbrojtësi i shumëkërkuar francez më në fund bëhet pjesë e klubit bavarez.

Bayern Munichu është në ndjekje të Dortmundit për kreun e tabelës në Bundesliga. /Telegrafi/

Exit mobile version