Site icon Telegrafi

Zyrtare: Bayerni ‘blindon’ Kimmichun edhe për shumë vite

Bayern Munich ia ka vazhduar kontratën mbrojtësit gjerman, Joshua Kimmich.

Kimmich është njëri nga lojtarët kryesorë të Bayernit në sezonet e fundit.

Paraqitja e tij në disa role ka bërë që të jetë i pëlqyer nga ish-trajnerët Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti, por edhe trajneri aktual Jupp Heynckes.

Lexo po ashtu Joshua Kimmich, shpallet futbollist i vitit 2017 në Gjermani

Kështu, drejtuesit e Bavarezëve kanë vendosur t’ia vazhdojë kontratën ylli të tyre gjerman.

(Foto: Bayern Munich)

23-vjeçari gjerman kishte kontratë aktuale deri në 30 qershor të vitit 2020, por drejtuesit ia vazhduan edhe për tri vite tjera.

(Foto: Bayern Munich)

Reprezentuesi i Gjermanisë do të jetë pjesë e Bayernit deri më 30 qershor të vitit 2023.

Pas rinovimit të kontratës, drejtuesit e klubit, por edhe futbollisti u panë shumë të lumtur duke dhënë edhe deklarata dashurie mes tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version