Site icon Telegrafi

Zyrtare: Bayern Munich transferon talentin suedez (Foto)

Talenti i madh suedez, Alex Timossi Andersson është transferimi i fundit i gjigantit gjerman, Bayern Munich.

Drejtuesit e gjigantit bavarez nuk po qëndërojnë duarkryq edhe pse kampionati ende është në mes të sezonit.

Bayern Munich kanë vendosur t’i forcojnë radhët e veta me një talent të madh suedez.

Lexo po ashtu Bordi i Bayernit e kërkon Allegrin

Fjala është për lojtarin Alex Timossi Andersson, i cili është vetëm 16-vjeçar dhe luan në pozitën e anësorit të djathtë sulmues, por mund të luaj edhe role tjera në sulm.

Bavarezët kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij nga skuadra e Helsingborgut.

Andersson është lojtar titullar i ekipit kombëtar të moshave të Suedisë, por do t’i bashkohet klubit vetëm në verën e vitit 2019.

“Bayern ka nënshkruar me 16-vjeçarin Alex Timmossi Andersson. Reprezentuesi i të rinjve të Suedisë do të bashkohet nga Helsingborsi më 1 korrik të 2019”, thuhet në njoftimin e klubit bavarez. /Telegrafi/

Exit mobile version