Bayern Munich ka konfirmuar se e ka transferuar sulmuesin e Hoffenheimit, Armindo Sieb.
17-vjeçari luan në grupmoshat U17 të Gjermanisë, derisa ishte i inkuadrua edhe në skuadrën e parë të rivalit nga Bundesliga.
Sieb ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Bayernin, duke u shprehur shumë i lumtur për këtë hap të madh në karrierën e tij.
“Me Armindon, ne jemi në gjendje që të sigurojmë një gjerman të mrekullueshëm për sulmin tonë”, ka thënë drejtori Jochen Sauer.
Sieb është bërë transferimi i dytë i gjigantëve gjerman, pasi në fillim të muajit prill ata transferuan Lenn Jastremski nga Vfl Wolfsburgu. /Telegrafi/
🔴⚪ U17-Nationalspieler Armindo #Sieb wechselt zum #FCBayern!
ℹ Dreijahresvertrag ab Sommer: https://t.co/ebHJdNFTYH pic.twitter.com/H1QbByNrea
— FC Bayern Campus (@fcbayerncampus) May 13, 2020