Site icon Telegrafi

Zyrtare: Bayer Leverkusen blen për 28 milionë euro mesfushorin Kerem Demirbay

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit me origjinë turke Kerem Demirbay.

Aspirinat që po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve, kanë arritur të ofrojnë një nga mesfushorët më të mirë në Bundesliga.

Blerja e kartonit të 25-vjeçarit nga Hoffenheim i ka kushtuar Leverkusenit plot 28 milionë euro.

Demirbay ka nënshkruar kontrata që e lidh me klubin nga BayArena për pesë vitet e ardhshme.

Demirbay i ka dy paraqitje dhe një gol të realizuar me Gjermaninë.

Ai këtë sezon ka realizuar katër gola me fanellën e Hoffenheim në Bundesliga. /Telegrafi/

Exit mobile version