Mesfushori shqiptar, Bastien Toma ka kompletuar huazimin e tij në St Gallen nga klubi belg, Genk.
Afati kalimtar i janarit ka bërë që edhe disa futbollistë shqiptarë të ndryshojnë ambientin.
Njëri nga ta padyshim se është mesfushori 22-vjeçar, Bastien Toma, i cili ka kaluar te St Gallen në huazim.
Është vet klubi zviceran i cili ka konfirmuar huazimin e shqiptarit nga Genku.
“Mirë se vini në Sangalla, Bastien Toma”.
“Ne e marrim në huazim hua mesfushorit 22-vjeçar Bastien Tom nga KRC Genk deri më 30 qershor 2022”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/