Telegrafi

Zyrtare: Bassong kalon në Tottenham

Mediat angleze një ditë më parë paralajmëruan se mbrojtësi i Newcastle është në prag të kalimit në radhët e Tottenham, ndërsa mbrëmjen e të enjtes kjo u bë edhe zyrtare.

“Jemi të kënaqur që mund t’ju informojmë se kemi arritur marrëveshje me Newcastle për të transferuar Sebastien Bassong në Tottenham, pasi lojtari i ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe i ka përcaktuar kushtet personale”, thuhet në deklaratën e Tottenham.

Bassong u transferua në Newcastle verën e kaluar nga Metz dhe pati 34 paraqitje në sezonin e parë të tij në Ligën Premier.