Basketbollisti shqiptar largohet prej Fenerbahçes
Basketbollisti shqiptar, Kenan Spahiu, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës turke, Fenerbahçe.
Kështu së paku shkruan në faqen zyrtare të klubit turk, i cili me këtë rast e ka falënderuar basketbollistin.
“Kontrata ndërmjet tij dhe skuadrës është shkëputur me marrëveshje të dy anshme dhe tani Spahi mbetet lojtar i lirë”, shkruan në komunikatën e klubit turk.
Ai ka luajtur për Fenerbahçen në stinorët 2013/14 dhe 2014/15, ndërsa në stinorin e fundit ishte i huazuar te skuadra Pinar Karsiyaka për shkak të hapësirës të pamjaftueshme për lojë te gjiganti nga Stambolli.
Spahi aktualisht gjendet së bashku me ekipin e përfaqësueses së Turqisë, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet në Lojërat Olimpike. /Telegrafi/