Telegrafi

Zyrtare: Bashkimi sjellë dy lojtarë para derbit me Trepçën (Foto)

Klubi i basketbollit Bashkimi, ka sjell në radhët e veta edhe dy lojtarë.

Bëhet fjalë për Ermin Jazvin dhe Eric Palm, të cilët luajnë në pozitën e katër/pesë, gjegjësisht në një/dy.

Jazvin ka mbrojtur ngjyrat e Kaposvarit ndërsa 29-vjeçari Iskra Svit, transmeton Telegrafi.

“Ermin Jazvin dhe Eric Palm dy lojatarët e rinjë të klubit tonë…
Ermin Jazvin luan në pozitën 4/5 dhe është i gjatë 209cm dhe vjen në një moment ku kemi nevojë për cilësitë dhe gjatësinë e tij!
Jazvin në sezonin e kaluar ka mbrojtur ngjyrat e ekipit hungarez Kaposvari gjithashtu ka qenë edhe reprezentues i Përfaqësuese së Bosnje-Hercegovinës…
Eric Palm luan në pozitat 1/2 dhe është i gjatë 188 centimetra! Së fundmi ai ka luajtur në Sllovaki në ekipin Iskra Svit!
29 vjeçari më parë ka qenë edhe pjesë e Bundensligës Gjermane në basketboll dhe i përket nacionalitetit amerikan!
Të dy përforcimet e reja kanë mbërritur në Prizren dhe po stërviten me ekipin”, shkruan në njoftimin e klubit prizrenas.

Kujtojmë se Arpagjik’t të enjten do të takohen me skuadrën mitrovicase të Trepçës. /Telegrafi/