Klubi i basketbollit Bashkimi është përforcuar edhe me një lojtar të ri.
Soyebo Temi Narcellius është basketbollisti më i ri i klubit prizrenas.
Ekipi i fundit ku u paraqit është Uhud Media të Arabisë Saudite, transmeton Telegrafi.
Narcellius, i cili luan në pozitën e fundorit-organizator, ka pasur një mesatare me 20.1 pikë, 7.1 asistime dhe 7.8.
Theksojmë se ‘Arpagjik’t’ janë në pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare, ndërsa kanë dy ndeshje më pak se lideri Sigal Prishtina që katër pikë më tepër se prizrenasit që kanë 35 pikë. /Telegrafi/