Site icon Telegrafi

Zyrtare: Bashkimi përforcohet me dy basketbollistë

Bashkimi është përforcuar me dy basketbollistë para fillimit të sezonit pranveror të basketbollit në Kosovë.

Altin Morina dhe Ardian Xhibo janë përforcimit e para të skuadrës prizrenase.

Kjo e fundit ka bërë përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë zyrtare të klubit në Facebook.

“Altin Morina rikthehet në fole. Me kënaqësi e bëjmë zyrtare se klubi ka arritur marrëveshje me ish-lojtarin, Altin Morina”, shkruan në njoftimin e klubit dhe më tutje shkoi “Tini nga sot e tutje do të bartë fanellën e KB Bashkimit”.

Në anën tjetër, edhe 22 vjeçari Ardian Xhibo që deri tani ka mbrojtur ngjyrat e klubit suedez të Hogsbos, tani do të mbrojë fanellat e portokallezinj.

Xhibo i gjatë 174 centimetra luan në pozitën e organizatorit dhe pritet të jetë ndihmesë e madhe për Bashkimin.

Ndryshe, Daishon Knight, Adrian Motley, Jamir Hanner, trajneri Fotis Takianos, Imer Tahiri dhe Samir Zekiqi u larguan nga skuadra. /Telegrafi/

Exit mobile version