Bashkimi i Prizrenit është bërë me trajner të ri.
Klubi i basketbollit ka arritur marrëveshje me trajnerin nga Mali i Zi, Dragan Radovic.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e ‘portokallinjve’ në rrjetin social Facebook.
“Klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri Dragan Radovic nga Mali i Zi”, njoftohet në faqen e Bashkimit.
Kujtojmë se trajneri që udhëhoqi klubin prizrenas vitin e kaluar, Petar Mijovic, ka marrë drejtimin e skuadrës së Sigal Prishtinës. /Telegrafi/